- Reklama -

Mediet e huaja raportojnë për marrëveshjen Kosovë- Serbi për çështjen e letërnjoftimeve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka njoftuar të shtunën se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

- Reklama -

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, u shpreh tutje ai.

E kjo marrëveshje, midis Kosovës dhe Serbisë është raportuar gjerësisht nga mediet e shumta botërore.

Duke cituar deklaratën e BE-së, BBC shkroi se Serbia dhe Kosova kanë zgjidhur një mosmarrëveshje për lëvizjen e qytetarëve përtej kufijve të vendeve.Në anën tjetër, Asociated Press shkruan se komentet e Joseph Borell vijnë pas një mori përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për të zbutur shqetësimet se problemet mund të përshkallëzohen më tej në mes të luftës në Ukrainë dhe lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort