LAJME

Mediat në Beograd e quajnë ”presion të qetë ndaj Serbisë” vizitën treditëshe të Palmerit në Kosovë

Mediat në Beograd e quajnë ”presion të qetë ndaj Serbisë” vizitën treditëshe të Palmerit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2021, 18:49

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë, për një vizitë treditore.

Megjithatë, këtë vizitë të Palmerit në Kosovë, mediat në Beograd, po e quajnë ”presion të qetë ndaj Serbisë”.

Tutje në artikullin e publikuar nga srbijadanas, detajohet vizita e Matthew Palmer, ku përmendet diskutimi i tij me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Aty po ashtu përmendet edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili do të qëndrojë në Prishtinë sot dhe nesër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika