Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kthehen me kapacitet të plotë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, përmes një emisari të posaçëm që do të angazhohet në bisedime, raporton Novosti.Sipas spekulimeve jozyrtare në burime diplomatike, dy kandidatë janë parë deri më tani për atë rol.I pari është Matthew Palmer, i cili tashmë është i angazhuar në rajon si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit e Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Tjetra është Molly Montgomery, e cila kohët e fundit u emërua Zëvendës Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Palmer merret me Ballkanin për 25 vjet, derisa, atij iu dha detyra si i dërguar special për rajonin gjatë administratës së Donald Trump.Palmer po punon ngushtë me emisarin e BE-së Miroslav Lajcak. Të dy u takuan së fundmi në Bruksel, pas të cilit takim Palmer tha se “qëllimi i të gjitha administratave amerikane është të përfundojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje për njohjen reciproke”.






