Home LAJME Me votat e PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha zgjedhet kryetar i Kuvendit

Me votat e PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha zgjedhet kryetar i Kuvendit

0
Me votat e PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha zgjedhet kryetar i Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota.

Ai ka marrë edhe votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga PDK-ja për Bashën nuk votuan veç deputetët Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku e Rashit Qalaj. Ndërsa, nga AAK-ja ai nuk ka marrë votën e deputetes Time Kadriaj.

Propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim.

Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 kanë abstenuar.

Avni Dehari konstatoi se Kuvendi zgjodhi për kryetar të këtij institucioni, deputetin Dimal Basha.

Dimal Basha u propozua edhe në seancën e kaluar, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Zgjedhja e Dimal Bashës shënon zhbllokimin e ngërçit politik e krizës institucionale.

Tash e sa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit partitë nuk gjenin konsensus për konstituimin e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here