Zvicra konfirmoi se më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vaksinuar deri më tani – përfshirë 50,000 që kanë marrë një dozë të dytë, transmeton albinfo.ch.
Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, konfirmoi se Zvicra deri më tani ka vaksinuar më shumë se 500,000 njerëz.
Nga ata, rreth dhjetë për qind – ose 50,000 njerëz – kanë marrë dozën e tyre të dytë.
Makina e vaksinimit në Zvicër filloi në fund të dhjetorit, me qeverinë që nuk lëshoi informacione për numrat e vaksinave deri në fund të janarit.
Pak më shumë se 700,000 doza vaksinimi janë dorëzuar në kantone më 7 shkurt 2021.
Nidwalden ka vaksinuar përqindjen më të lartë të popullsisë së saj, me më shumë se 10 për qind, ndërsa në kantonin e Bernës shifrat janë të ulëta – me vetëm 3.42 për qind. /Albinfo.ch