LAJME

Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA

Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2024, 13:11

Në ditën e tij më të rëndësishme të diplomimit, shqiptari Shkëmbim Ademi ka vendosur që këtë ceremoni të diplomimit ta bëjë më ndryshe.

I veshur me plis në kokë e me flamur kombëtar, Shkëmbimi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit në Wisconsit të Amerikës.

Shkëmbimi është nga Lugina e Preshevës, nga fshati Miratoc, dhe qysh nga mosha gjashtëvjeçare jeton në SHBA.

Shkëmbimi arriti që në Universitetin e Wisconsinit në Amerikë të diplomojë në Departamentin “Banka dhe Financa”. /Albinfo/

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika