LAJME

Me pamje pa koment, Euronewsi shfaq qytetarët që nga Kosova shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar

Me pamje pa koment, Euronewsi shfaq qytetarët që nga Kosova shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2021, 15:24

Duke e publikuar si video pa koment, mediumi prestigjioz “Euronews” ka shfaqur dështimin e shtetit të Kosovës që të sigurojë vaksina anti-COVID për qytetarët e saj. Në një video të shkurtër, ky medium ka treguar qytetarë serbë të Kosovës që nga Graçanica janë nisur me autobusë drejt Graçanicës për t’u vaksinuar.

“Serbia ka nisur vaksinimin e shtetasve të vet që jetojnë në Kosovë ku vaksinat ende s’kanë arritur. #PaKoment”, thuhet në përshkrim të videos në të cilën shfaqen qytetarë që hipin në autobus dhe më pas pamje të tyre në Kurshumli duke u vaksinuar. Siç përshkruhet në video, ngjarja kishte ndodhur të premten.

Teksa në të gjithë rajonin ka nisur vaksinimi i qytetarëve me vaksinat anti-COVID, Kosova ende s’është furnizuar me vaksina edhe pse autoritetet kishin premtuar se në shkurt do të niste vaksinimi.

Për vaksinimin e qytetarëve serbë të Kosovës nga autoritetet e Serbisë ka kohë që është raportuar.

Në vend deri tash janë regjistruar 68 mijë e 777 raste pozitive, ndërsa 1595 persona kanë humbur betejën me virusin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika