Home LAJME Me moton “Mos hezito”, komuna e Suharekës mban aktivitet në kuadër të muajit rozë

Me moton “Mos hezito”, komuna e Suharekës mban aktivitet në kuadër të muajit rozë

0
Me moton “Mos hezito”, komuna e Suharekës mban aktivitet në kuadër të muajit rozë

Me moton “Mos hezito”, sot komuna e Suharekës ka organizuar aktivitete në kuadër të muajit rozë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Aktivitetet e parapara janë mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ku të pranishëm ishin dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përveç fjalimeve, një ligjeratë rreth temës është mbajtur dhe nga Nazmi Kolgeci, kirurg torokal dhe drejtor i Klinikës Kirurgjike Torokale.

Kurse Laureta Fondaj, e mbijetuara nga kjo sëmundje ka rrëfyer historinë e saj triumfuese në këtë muaj dedikues për kujdesin ndaj shëndetit të femrave.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 13 persona

Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe televizori

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuar

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here