LAJME

Me masat e reja ndalohen të pamet, në varrime lejohet vetëm familja e ngushtë

Me masat e reja ndalohen të pamet, në varrime lejohet vetëm familja e ngushtë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2021, 19:16

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë masash të reja për luftimin e koronavirusit.

Me vendimin e ri ndalohet pjesëmarrja nëpër ceremoni mortore, përveç anëtarëve të ngushtë të familjes.

Po ashtu është ndaluar plotësisht që të mbahen të pamet/vizitat për kryeshëndosh.

Në varrime anëtarët e familjes duhet të mbajnë distancë së paku 1.5 metra.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika