Ligji i Pagave ka nxitur reagime të shumta, në Gjykatën Kushtetuese tanimë janë bërë 104 ankesa kundër këtij ligji.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shefi i GP-së së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ky ligj shkel të drejtat e njeriut.
Tahiri më tej ka thënë se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet adminstrata publike.
“Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e kushtetutë.
Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues”, shkroi ai ndër të tjera.