Biblioteka e Prizrenit, përmes një njoftimi në faqen e saj, bën të ditur se më kërkesë të lexuesve, ka ndryshuar formën e anëtarësisë së saj.
“Me anë të këtij njoftimit, i infomojmë lexuesit e bibliotekës sonë se me kërkesë të lexuesve do të ndryshojë forma e anëtarsisë vjetore në bibliotekë.
Vendoset që anëtarësia vjetore për anëtarët e rregullt të bibliotekës të mos jetë janar-dhjetor sikurse më parë, por t`u mundësohet anëtarësia varësisht nga data dhe muaji kur regjistrohen deri në datën dhe muajin e njëjtë të vitit vijues. Pra, prapë ngelet anëtarësia 1 vjeçare mirëpo mundesia është më e madhe për shfrytëzimin e bibliotekës.





