Gjykata Themelore në Ferizaj , ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.S. shtetas i Republikës së Kosovēs, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( KPRK ) .
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, giyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri , ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra , duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me c’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat.





