Home LAJME Me çifteli e pa masa kundër Covid, Limaj takohet me bashkëluftëtarë

Me çifteli e pa masa kundër Covid, Limaj takohet me bashkëluftëtarë

0
Me çifteli e pa masa kundër Covid, Limaj takohet me bashkëluftëtarë

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, edhe sonte ka vazhduar takimet e shumta me bashkëluftëtarë anekënd vendit, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat të cilat e presin vendin.

Limaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, se është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po sheh ai anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.

“Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Bashkëluftëtarët tanë kudo në Kosovë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Sonte me kënaqësi zhvillova një bashkëbisedim të hapur me bashkëluftëtarë për sfidat të cilat e presin vendin.

Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shoh anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.

Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi.

Falënderoj z. Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.

Bashkëluftëtarët tanë kudo në Kosovë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave…

Posted by Fatmir Limaj on E enjte, 14 Janar 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here