Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vënë në funksion një metodë të re analitike për përcaktimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, metoda zbatohet në kuadër të Laboratorit të Pesticideve, pranë Departamentit të Ekologjisë Humane, dhe realizohet përmes kromatografisë së gaztë (GC-MS), me pajisjen GC Agilent 8890 të lidhur me spektrometrin e masës 5977B.
Kjo metodë mundëson analizimin e gjithsej 31 pesticideve, përfshirë pesticide organoklorike, triazine, herbicide dhe insekticide piretroide.





