Takimi Konsultativ i Federatave Sindikale anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim, nën kryesimin e kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli.
Përfaqësuesit e Federatave Sindikale njëzëri janë pajtuar më 8 prill 2022, të mbahet protesta e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.
Në Takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të Protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” ku para ndërtesës së Qeverisë, Partnerit Social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:





