VENDI

Më 4 qershor filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Më 4 qershor filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2022, 15:19

ë 4 qershor të këtij viti, filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Sivjet, ky test ka pësuar disa ndryshime, e të cilën nxënësit e shohin sfidues, e mësimdhënësit pasqyrë e punës së mësimnxënies.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se kjo formë e testimit do të ketë rezultate më të mira.

“Ndryshimi do të jetë që për atë se testi I arritshmërisë do të mbahen të dy ditë, dhe jo të gjitha lëndët do të mbahen brenda një dite dhe arsyeja për këtë ka qenë seme një numër të vogël të pyetjeve në një lëndë, nuk mund të vlerësohet në mënyrë të drejtë njohuria e nxënësve në atë fushë.

Për tu mundësuar një vlerësim më cilësor është bërë ndarja e testit në dytë në ditë dhe është shtuar numri i pyetjeve për lëndë, në mënyrë që të mund të shihen ato nuancat e zhvillimit tek nxënësit”, tha Pupovci për RTK

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika