LAJME

Me 24 mars në Prizren ekspozitë me fotografi “Gjenocidi serb në Kosovë 1998 – 1999”

Me 24 mars në Prizren ekspozitë me fotografi “Gjenocidi serb në Kosovë 1998 – 1999”
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2023, 13:54

Nga data 24 mars deri me 28 mars 2023, në Sheshin e Qytetit të Prizrenit do të realizohet ekspozita me fotografi e autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala, mbi gjenocidin serb gjatë viteve 1998 – 1999.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pasi gjatë ditës së djeshme priti në takim autorët e ekspozitës Nusret Pllanën dhe Esat Shala, të shoqëruar  nga drejtuesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Prizren.

“Dje gjatë ditës, prita në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shala, së bashku me anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Prizren.

Gjatë këtij takimi, ofruam gatishmërinë e komunës së Prizrenit për bashkëpunim të mëtejmë, me theks të veçantë në ofrimin e ndihmës së nevojshme në realizimin e ekspozitës me titull “Gjenocidi serb në Kosovë 1998 – 1999”, që do të vendoset prej datës 24 mars deri me 28 mars 2023, në Sheshin e Qytetit, buzë Lumbardhit.

Prof. dr. Nusret Pllana, duke falenderuar për pritjen e bërë dhe ndihmën e ofruar, në të njejtën kohë na dhuroi librin e tij, me titull “Fëmijët Shqiptarë në Kosovë – Viktima të Gjenocidit Shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, ka shkruar kryetari Totaj.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika