LAJME

Më 24 korrik, betohet presidenti i ri i Shqipërisë

Më 24 korrik, betohet presidenti i ri i Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2022, 19:29

Bajram Begaj do ta bëjë betimin më 24 korrik.

Kjo ditë shënon edhe zyrtarisht fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar si president i Shqipërisë.

Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që miratoi kalendarin e punës së Kuvendit më 11-29 korrik 2029 si dhe caktoi datën e betimit të presidenti të ri.

Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në raundin e katërt të votimit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura do të jetë presidenti i tetë i Shqipërisë pas pluralizmit, shkruan RTSH.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika