- Reklama -

Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e mërgimtarëve për votim me postë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale do të fillojë më 23 korrik, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e KQZ’së thuhet se gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës: përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

- Reklama -

Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.

KQZ ka thënë se do të publikojë të gjitha shpjegimet për hapat që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.

“Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025)”, përfundon njoftimi i KQZ’së./Reporteri.net

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort