LAJME

Më 2020, gati dyfish më shumë lindje se vdekje në Kosovë

Më 2020, gati dyfish më shumë lindje se vdekje në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 16:15

Për saktësisht 8920 është shtuar popullata e Kosovës në vitin 2020. Brenda territorit pati 21 mijë e 907 lindje, ndërsa u regjistruan 12 mijë e 987 vdekje, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Nataliteti është edhe më i lartë nëse merren shifrat e lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës. Në total, brenda dhe jashtë Kosovës u regjistruan 28 mijë e 674 lindje. Ndërkaq u regjistruan 14 mijë e 514 vdekje.

Sa i përket lindjeve brenda territorit, 51.8 për qind e lindjeve ishin meshkuj, e 48.2 për qind femra. Te vdekjet brenda territorit, 55.6 për qind ishin meshkuj ndërsa 44.4 për qind femra.

Brenda e jashtë territorit u regjistruan 14 mijë e 738 kurorëzime. Mosha mesatare e të martuarve brenda territorit (13 mijë 463 kurorëzimeve) ishte 29-vjeçare.

Për 12 muaj janë regjistruar 1 614 raste të shkurorëzimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika