Home LAJME Më 20 qershor do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Gërvallës

Më 20 qershor do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Gërvallës

0
Më 20 qershor do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Gërvallës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që seanca gjyqësore ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të mbahet më 20 qershor të këtij viti.

Zëdhënësja e Themelores në Prishtinës, Mirlinda Gashi, për Klankosova.tv ka bërë të ditur ndaj Gërvallës është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale ‘mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve’.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 31.01.2023 ka pranuar aktakuzën ndaj të pandehurës D.G – S për shkak të veprës penale Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjykata ka shqyrtuar aktakuzën ndaj të pandehurës D.G – S për shkak të veprës penale e cekur si më lartë dhe seanca e shqyrtimit fillestar në këtë çështje penalo-juridike është e caktuar me datë 20.06.2023”, thuhet në përgjigjën e Gashit për Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here