Më 18 dhjetor në Bruksel do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor ku do të ketë takime pune të fokusuara lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu do të diskutohet edhe për implementimin e Planit të Rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve. Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimet do të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media që do të mbahet në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune e liderëve që pritet të nis në orën 20:30.
Në këtë darkë, liderët e ftuar do të diskutojnë për kontekstin gjeopolitik dhe sfidat që ndikon bashkë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.“Takimi do të nisë në orën 17:30 me një sesion pune të fokusuar në bashkëpunimin politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor, zbatimin e Planit të Rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve. Pas konferencës për shtyp në orën 19:30, do të vijojë një darkë pune rreth orës 20:30, ku liderët do të diskutojnë kontekstin gjeopolitik dhe sfidat që prekin të dy rajonet”, kanë konfirmuar, për Gazetën Express, nga Bashkimi Evropian.





