LAJME

Më 15 mars nis vendosja e stikersave në automjete

Më 15 mars nis vendosja e stikersave në automjete
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2022, 17:12

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, 15 marsi i këtij viti do të nis me implementimin e projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt ky i mbështetur krejtësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit apo BKS.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka deklaruar se janë në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që më 15 mars të fillojë të zbatohet në praktikë ky projekt, sipas tij shumë i rëndësishëm.

Mazreku ka deklaruar se qëllimi i këtij projekti është ulja e numrit të automjete të pasiguruara në vend.

Më tutje drejtori ka bërë të ditur se modeli i përzgjedhur i cili do të vendoset në xhama të automjeteve, por edhe detaje tjera rreth këtij projekti do të jepen në ditët në vijim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika