- Reklama -

Më 14 shtator protestohet para Speciales në Hagë

Më 14 shtator nga ora 14:00 para Gjykatës Speciale në Hagë do të mbahet protestë paqësore, me iniciativë të bashkëluftëtarëve nga mërgata, ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në konferencë për media, tha se protesta ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që, sipas tij, i bënë kjo gjykatë.

- Reklama -

“Me iniciativën e bashkëluftëtarëve tanë që jetojnë në mërgatë, njërin nga ta e kemi këtu, Fatmir Koci, Ukë Lushi që jeton në Amerikë dhe disa të tjerë, më 14 shtator 2025 do të mbahet një protestë në qytetin Hagë në Holandë, para Gjykatës Speciale, në orën 14:00. Ne, si organizata të dala nga lufta e UÇK-së, i kemi dhënë mbështetjen tonë të plotë me të gjitha kapacitetet dhe do të jemi bashkë në organizim. Kërkesën për protestë e kemi bërë te autoritetet holandeze dhe jemi në pritje të konfirmimit për lokacionin. Ju bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve tanë që të marrin pjesë në këtë protestë paqësore kundër padrejtësive që po ndodhin në Gjykatën Speciale”, tha Gucati.

Njëri nga organizatorët nga diaspora, Fatmir Koci, u bëri thirrje akterëve politikë e qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Tashmë e dinë të gjithë për padrejtësitë që po i bëhen popullit tonë në Hagë. Atje nuk po gjykohen individë, por po gjykohet lufta jonë e drejtë për liri dhe vetë shtetësia e Kosovës. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive pa dallim ngjyrash dhe çdo shqiptari në diasporë që më 14 shtator të jemi bashkë para Gjykatës në Hagë. Të tregojmë se Kosova nuk pranon më padrejtësi në emër të drejtësisë. Luftën e kemi fituar me gjakun e dëshmorëve dhe përkrahjen e miqve tanë dhe do ta fitojmë edhe këtë betejë për dinjitet dhe të vërtetën”, tha Koci./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort