Përmes faqes zyrtare të komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se më 12.03.2024 (e martë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, do të vazhdoj mbledhja e datës 06.03.2024, e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me këto pika të mbetura, të pa shqyrtuara të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi vendosjen e reklamave në territorin e Komunës së Prizrenit;
- Vazhdim i diskutimit të raportit për 6 (gjashtë) mujorin e dytë të Kryetarit të Komunës;
- Raporti financiar për periudhën tetor-dhjetor 2023;
- Raporti për zbatimin e planit të integritetit në Komunën e Prizrenit, për vitin 2023;
- Raportet e punës të Komiteteve të themeluara nga Kuvendi i Komunës, për vitin 2023
Për pikat e lartcekura të rendit të ditës, për shqyrtim, diskutim dhe miratim është i njëjti material që është publikuar paraprakisht, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.