LAJME

Më 11 nëntor, paraqitja e parë e Rexhep Selimit në gjyqin e Speciales

Më 11 nëntor, paraqitja e parë e Rexhep Selimit në gjyqin e Speciales
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2020, 18:47

Të mërkurën e 11 nëntorit, Rexhep Selimi do të bëjë paraqitjen e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca e tij është paraparë të mbahet në ora 11:00.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika