Më 10 Tetor të këtij viti Turqia do të marrë komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, në një kohë kur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë së Komunës së Zveçanit. Stafeta do të dorëzohet nga gjenerali italian Ristuchia. Ndërkaq gjeneralmajori i ushtrisë turke Ozkan Ulutas mbërriti në Kosovë për të marrë komandën e misionit, i cili përfshin edhe një force ushtarake turke prej rreth 600 trupash.
Më 10 Tetor, Turqia merr komandën e KFOR-it

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani mund të vizitojë Beogradin e Prishtinën si pjesë e një turneu në rajon në muajt e ardhshëm. Raporti personal i Erdogan-it me Vuçiç-in dhe Osmanin mund të parandalojë pershkallëzimin e situatës mes dy shteteve.
Turqia, planifikon t’i kërkojë Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë përpjekjet disa vjeçare të komunitetit ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve. NATO ka vendosur se fundmi të shtojë edhe 700 ushtarë në përbërje të trupave të KFOR-it prej rreth 4500 ushtarësh aktualisht.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

