LAJME

Më 1 Qershor do të mbahet festivali i fëmijëve “Edhe Prizreni ka Disney”

Më 1 Qershor do të mbahet festivali i fëmijëve “Edhe Prizreni ka Disney”
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2024, 20:24

“Edhe Prizreni ka Disney” është festivali që do të mbahet këtë vit në qytetin e Prizrenit me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.

Për këtë është njoftuar në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit e pikërisht sot kryetari, Shaqir Totaj, ka pritur në takim organizatorët e këtij festivali të cilët do t’i sjellin maskotat ikonike të Disney-t.

“Janë duke u zhvilluar përgatitjet për festivalin e fëmijëve “Edhe Prizreni ka Disney”, me maskotat e dashura, me rastin e Ditës së Fëmijëve – 1 Qershorit.

Kisha kënaqësinë t’i pres sot organizatorët e këtij festivali të cilët do t’i sjellin maskotat ikonike të Disney-t dhe një program të larmishëm në qendër të Prizrenit, që premton të jetë një ngjarje magjepsëse jo vetëm për fëmijët, por, edhe për familjarët e tyre”, ka shkruar Totaj.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika