LAJME

MD reagon për mbrjotjen juridike të Thaçit: Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente

MD reagon për mbrjotjen juridike të Thaçit: Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2025, 10:20

Fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit ka kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të shmangur largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi gjyqësor në Hagë.

Ndërsa, pak momente më parë, ka reaguar ministria e Drejtësisë. Në reagimin e tyre thuhet se për mbrojtjen e Thaçit janë shpenzuar total: 5,353,301.02 €.

“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika