Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se mbyllja totale si pasojë e COVID-19 që do të aplikohet nga sot në këtë shtet do të vlejnë deri më 14 janar.
Nga masat e ndërmarra nga qeveria holandeze shkaku i variantit Omicron përfshijnë mbylljen e një sërë veprimtarish.
“Masat të cilat synojnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të variantit Omicron, përfshijnë:- Vetëm dyqanet thelbësore – si supermarketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë – do të mbeten të hapura.- Shkollat do të mbyllen, së bashku me baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe vendet e koncerteve.- Rregullat do të zbatohen deri më 14 janar.- Të gjitha shkollat do të mbyllen nga e hëna në mëngjes deri të paktën më 10 janar. Kjo vlen edhe për kolegjet dhe universitetet“, thuhet në njoftim.





