Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të shtunën se Qeveria do ta mbyllë rrjetin social TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.
Autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vrasjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok, raporton “Euronews Albania”.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok “do të jetë plotësisht i mbyllur për të gjithë. … Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë”. Rama tha se mbyllja do të fillojë diku vitin e ardhshëm e do të zgjasë një vit.





