LAJME

Mbyllja e strukturave paralele të premten në veri, policia arrestoi tri gra

Mbyllja e strukturave paralele të premten në veri, policia arrestoi tri gra
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2025, 08:04

Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës, ka zhvilluar aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal.

Pas këtij aksioni, policia ka arrestuar tri gra derisa u sekuestruan dokumente të ndryshme.

“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal. Janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika