Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi të mërkurën se janë mbyllur komuna paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore të saj në dhjetë komuna të ndryshme të vendit.
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

E kritika ndaj këtyre veprimeve të institucioneve të Kosovës, ka pasur ambasada amerikane.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga ambasada kanë thënë se veprimet të tilla ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve të vendit.“Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia, ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

