Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun.
“I kemi ftu pesë persona për intervistim të cilët janë përfaqësuers të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve”, tha Elshani për Gazetën Express.





