LAJME

Mbyllet rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

Mbyllet rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2021, 10:20

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë do të mbyllet për qarkullim.

Sipas njoftimit, kjo rrugë do të mbyllet të hënën nga ora 14:00-20:00 dhe të martën nga ora 08:00-20:00.

Në këtë rrugë, ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojnë punimet për projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë lot 1”, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri të fshati Gërlicë e Epërme.

Ky segment rrugor, sipas njoftimit të ministrisë do të jetë i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5 mijë metra.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika