Auto Klubi Ferizaj ka njoftuar qytetarët dhe vizitorët se, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare automobilistike “Brezovica Hill Climb FIA CEZ 2026”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë.
Sipas njoftimit, bllokimi i rrugës do të zbatohet të shtunën, më 18 korrik 2026, dhe të dielën, më 19 korrik 2026, në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, të përdorin rrugë alternative sipas nevojës dhe të respektojnë udhëzimet e organizatorëve dhe të Policisë gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Auto Klubi Ferizaj ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për promovimin e automobilizmit dhe organizimin e një gare ndërkombëtare në Kosovë.