Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka mbyllur sot një biznes që merret me përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura, pasi i njëjti po operonte ilegalisht dhe pa licencë-
Në njoftimin e AUV-it thuhet se përveç mungesës së dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë, merrej me trajtimin- përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura. Përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë. Ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja. Po ashtu ka bërë mbylljen e subjektit. Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë”, thuhet në njoftim





