LAJME

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra raportohet si pronë e Milan Radoiçiqit

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra raportohet si pronë e Milan Radoiçiqit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2024, 15:39

Inspektorët së bashku me pjesëtarët e Policisë ia kanë vënë shiritin tri pompave të derivateve në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot, Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në verifikimin e pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyllur”.

Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Dy pika derivatesh i përkisnin ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës, ndërsa njëra raportohet se ishte pronë e Milan Radoiçiqit. /GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika