KQZ merr vendim që të mbyllen Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa, 75 votuesit e tyre do të votojnë me postë.
Për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75 sosh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në 3 përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme. Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA) për shkak se janë regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues.





