Home LAJME Mbyllen kopshtet dhe shkollat në Mal të Zi pas kërcënimeve për bomba

Mbyllen kopshtet dhe shkollat në Mal të Zi pas kërcënimeve për bomba

0
Mbyllen kopshtet dhe shkollat në Mal të Zi pas kërcënimeve për bomba

Për shkak të kërcënimeve për mjetet shpërthyese, disa kopshte dhe shkolla janë evakuuar në të gjithë Malin e Zi të enjten, raporton “Vijesti”.

Policia po kontrollon objektet dhe mësimi do të rifillojë kur të konstatohet se ato janë të sigurta.

Kërcënimet janë pranuar në emailet e institucioneve shkollore.

Raportimi për bombë është dërguar në adresën elektronike të një shkolle fillore dhe të mesme në Budva.

Kërcënimi ka detyruar mbylljen e kopshteve në Nikshiq. Ato do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës së sotme.

Më shumë se 2000 fëmijë shkojnë në kopshtet e Nikshiqit.

Në shkollat ​​fillore dhe të mesme të Pljevljas, mësimi po mbahet online shkaku i kërcënimeve.

Alarmi për bombë është dërguar edhe në emailin e shkollës fillore në Bijelo Polje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here