- Reklama -

Mbyllen disa rrugë, shkak gara çiklistike

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë dhe të diel do të mbyllen disa rrugë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së garës çiklistike, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë ditës së shtunë do të mbyllet Autostrada “Arbën Xhaferi”, duke filluar nga ora 13:30.

- Reklama -

Ndërsa të dielën, mbyllja e rrugëve do të filloj në orën 10:30 si dhe do të përfshijë segment më të gjatë, duke filluar nga Lipjani për në Fushë-Kosovë dhe duke vazhduar deri në Malishevë.

“Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare.

Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort