- Reklama -

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

12 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht në tërë territorin e Kosovës për shkak të mosregjistrimit të bizneseve dhe mungesës së aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në koordinim dhe bashkëpunim me Inspektoriatin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) – MINT, Inspektoratin e Punës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ “Vjeshta 2025”, me qëllim te identifikimit të hershëm të viktimave të trafikimit dhe luftimin e të gjitha dukurive dhe veprave penale që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore në terë territorin e Republikës së Kosovës, kanë realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe objektet e gastronomisë/ lokalet e mbrëmjes me muzikë live.
 
“Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Nga këto inspektime janë konstatuar: 20 raste të mosfiskalizimit, 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal, 157 punëtorë të paregjistruar, 1 rast me mall pa dokument”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
 
Ndërkaq, policia njofton se janë inspektuar 50 lokale të muzikës live dhe 73 qendra masazhi, në kuadër të këtij operacioni.
 
“Gjatë realizimit të operacionit janë inspektuar 50 lokale ‘Muzikë Live’ në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 449 persona (357 femra dhe 92 meshkuj), prej tyre 168 shtetas të Kosovës ndërsa 281 shtetas të huaj. Prej këtyre lokaleve të inspektuara, 6 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e IQMT – MINT. Janë inspektuar i 73 ‘Qendra të Masazhit’, në to janë hasur gjithsej 201 persona (162 femra dhe 39 meshkuj), nga to 112 shtetase të Kosovës, ndërsa 89 shtetase të huaj. Prej këtyre lokaleve, 5 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët përkatës. Janë iniciuar 8 raste për veprat penale ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 8 femra të dyshuara (4 shtetase Kosovare dhe 4 shtetase të huaja), si dhe janë identifikuar 19 fëmijë lëmoshë kërkues. Është iniciuar një rast ‘Marrje me prostitucion’ dhe janë arrestuar 4 të dyshuar, prej tyre 3 meshkuj dhe 1 femër kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Policia njofton se gjithashtu është inspektuar një objekt me 8 njësi banesore në Prishtinë. Sipas policisë, gjatë inspektimit është vërtetuar se një person kishte mare me qira këtë objekt e të cilin e shfrytëzonte që të ushtrojë veprimtarinë e lëshimit me qira të banesave përmes BNB dhe booking, të cilin nuk e kishte të regjistruar si veprimtari biznesore. Në këtë lokacion janë hasur duke banuar shtetas vendorë dhe të huaj, me të cilët thuhet se janë marrë Njësia e Kufirit.
 
“Pas përfundimit të inspektimit, objekti është mbyllur nga IQMT – MINT, si biznes i pa regjistruar, po ashtu nga ATK është iniciuar procedurë për shkelje administrative. Punëtoreve të hasura në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse janë viktima të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast konkret”, njofton policia.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort