LAJME

Mbrojtja e Thaçit insiston në dhënien e menjëhershme të dokumenteve, Prokuroria kundërshton

Mbrojtja e Thaçit insiston në dhënien e menjëhershme të dokumenteve, Prokuroria kundërshton
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2022, 17:44

Kundërshti rreth nxjerrjes së dokumenteve ka pasur në mes të Zyrës së prokurorit të specializuar e mbrojtjes së të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për materialet shfajësuese.

Avokati mbrojtës i Thacit, Gregory Kehoe, i ka kërkuar prokurorisë t’ia dorëzojë mbrojtjes të gjitha materialet shfajësuese për të akuzuarit.

Këtë e ka kundërshtuar prokurori i ZPS-së, Alan Tieger, i cili ka thënë se afatet janë të panevojshme dhe se ato do të nxirren në vazhdimësi gjatë procedurës penale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika