Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të këtij të fundit.
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Në kërkesë thuhet se, ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratisjes, dhe se, ai ka ofruar garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij.
‘’Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) paraqet me këtë parashtresë argumentet e saj në kuadër të rishikimit të paraburgimit, në përputhje me nenin 41(6) dhe (10) të Ligjit,¹ rregullat 56 dhe 57 të Rregullores,² si dhe urdhrin e Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit (“GVG”).³ Mbrojtja kërkon që GVG-ja të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ndër të tjera, me arsyetimin se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50.000 eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij,⁴ si dhe se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm ose proporcional’’, thuhet mes tjerash në kërkesë./GazetaExpress/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sheholli dikur mori mbi gjysmë milion euro nga AKI-ja, tash me aktakuzë si bashkëpunëtor i BIA-s

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

OVL e UÇK-së në Prizren kërkon ndryshimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta

