LAJME

Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2025, 13:34

Në prag të shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i është drejtuar me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin e Kosovës.

“E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letrën e Mbretit Charles drejtuar presidentes Osmani.

Tutje, Mbreti Charles ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin të gjithë globin.

“Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”, shkruan në fund Mbreti Charles.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika