- Reklama -

Mbretëria e Bashkuar publikon pamje të migracionit të paligjshëm afër kufirit Shqipëri-Kosovë

Zyra për Punët e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një video, ku shfaqen pamje të kapura nga dronët e financuar nga ky shtet, të cilat tregojnë migrantë të paligjshëm duke kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas kësaj videoje, Mbretëria e Bashkuar theksoi se bandat kriminale e kanë kthyer Ballkanin Perëndimor në një rrugë transit kryesore për migracionin e paligjshëm.

- Reklama -

“Teknologjia e financuar nga Britania e Madhe po ndihmon në ndalimin e kontrabandistëve të njerëzve në Kosovë. Kjo është ajo që ndodh kur ne punojmë së bashku për të trajtuar migrimin e parregullt,” ka shkruar Zyra britanike.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, kishte testuar teknologjinë britanike me të cilën Kosova po lufton kontrabandën. Lammy kishte thënë se qeveria e tij po punon me vendet partnere të Ballkanit Perëndimor për të shtypur këto grupe kriminale.

“Këtu në Kosovë, teknologjia e furnizuar nga Britania e Madhe, si dronët dhe endoskopët, po ndihmojnë në ndalimin e bandave që kontrabandojnë armë dhe njerëz nëpër rajon,” kishte thënë Lammy.

Kryediplomati britanik shtoi se me teknologjinë që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, po bëhet lufta ndaj këtyre bandave, duke përmirësuar sigurinë dhe luftën kundër kontrabandës në rajon.

/GazetaSinjali/news image

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort