- Reklama -

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të vazhdojë të kontribuojë me trupa në Kosovë së paku deri më 2028, reagon KFOR

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është deklaruar për shtrimin e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës dhe vendimin për të zgjeruar mbështetjen e saj për KFOR-in të paktën deri në dhjetor 2028. KFOR’i e ka mirëpritur këtë kontribut.

Në komunikatë thuhet se ky angazhim i vazhdueshëm forcon përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të promovuar stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Reklama -

“Së bashku me 33 vende kontribuuese, KFOR mbetet i palëkundur në misionin e tij për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin, duke nxitur bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë midis të gjithë partnerëve të përkushtuar për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan sot mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet.

Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.

“Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin u bë në 2023, pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.

Qeveria në Londër tha se zgjerimi i mbështetjes së saj për KFOR-in deri të paktën në dhjetor të vitit 2028 bëhet për të zbatuar qasjen e ekzekutivit “NATO në radhë të parë”, siç parashihet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ndërkohë që rrit sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi për vazhdimin e mbështetjes së Britanisë për KFOR-in u bë para se të niste samiti i Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Londër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort