Home LAJME Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Prokurorin e Shtetit

Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Prokurorin e Shtetit

0
Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Prokurorin e Shtetit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më datën 13 prill nga ora 10:00 ku fillimisht do të këtë pyetje parlamentare nga deputetët e kosovar.

Ndërsa në pikën katër të rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit.

Më poshtë mund ta lexoni rendin e ditës që do të mbahet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit
5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here