Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00. Në rend të ditës janë disa pika, përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite interpelanca e ministrit Murati

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar”, njofton Kuvendi i Kosovës.
Një nga pikat është edhe ajo për shqyrtimin e propozimeve dhe të kërkesave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

