LAJME

Mblidhen serbët në Zveçan, nxjerrin pankarta me mbishkrime

Mblidhen serbët në Zveçan, nxjerrin pankarta me mbishkrime
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2023, 08:38

Protestuesit janë mbledhur para objektit të komunës për të gjashtën ditë.

Fiks në orën shtatë para objektit të Komunës në Zveçan, protestuesit kanë nisur të nënshkruhen duke e arsyetuar veprimin se “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

Është dita e gjashtë e protestave në veri. Serbët po kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të komunave në tri komuna në veri, nga objektet komunale.

Tensionet kanë përcjellë disa ditë protestat, ndërsa së fundmi protestat janë zëvendësuar me fyerje e provokime.

Protestuesve në Zveçan u janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe.

Protestuesit kanë nxjerrë disa pankarta me mbishkrime si: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, “Duam paqe e jo lotsjellës dhe shok-bomba” e “Ne nuk jemi kriminelë, vetëm duam lirinë tonë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika